English

Parashikimi i motit për 12 nëntor 2011

Tiranë, 11 nëntor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore të thata dhe të ftohta që vijnë nga lindja e kontinentit do të kushtëzojnë në vendin tonë mot të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese pothuajse në të gjithë territorit por temperaturat të bien ndjeshëm. Edhe mesdita do të dominohet nga moti i kthjellët dhe i ftohtë në të gjithë vendin.

Gjatë pjesës së dytë të ditës parashikohet shtim i vranësirave në juglindje të vendin duke rrezikuar reshje të dobëta në zona të veçanta ndërsa e gjithë pjesa tjetër e territorit do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë në mbrëmje por edhe gjatë natës.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë 3- 4 gradë rënie në të dy vlerat ekstremale.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim kryesisht Lindor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 2 ballë.

Europa

Sërish nesër ishujt britanike dhe Europa veriore do të mbeten në kushte të motit të paqëndrueshëm pasi vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente gjatë gjithë ditës. Situatë kjo e ndikuar nga dy qendra të presionit të ulët atmosferik mbi oqean si edhe një fronti të ftohtë me shtrirje nga Britania deri në Norvegji. Gjithashtu vranësira dhe shira do të ketë një pjesë e Mesdheut lindor por intensiteti i reshjeve do të jetë i dobët. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontientit europian do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku kthjellimet do të jenë dominuese. Për sa i përket gadishullit të Ballkanit do të dominojë moti i kthjellët por i ftohtë për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta lindore.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike rrezikojnë rrebeshe shiu dhe stuhi ere

- Portugalia, Spanja do të mbeten me stuhi të forta ere, dallgë të larta

- Gadishulli i Ballkanit alarmon për temperatura të ulëta.

a.y/NOA

KOMENTE