English

Pasqyra e shtypit, 12 nëntor 2011

Tiranë, 12 nëntor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 12 nëntor 2011.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës, “Del udhëzimi, pallatet pa hipotekë dhe afatet e regjistrimit”.

Një shkrim tjetër i kësaj gazete është edhe intervista e ish-kreut të FMN në vendin tonë, “Gervin Bell: Buxheti i ri i rrezikshëm”.

“Bulqizë, humb jetën në galeri minatori i ACR”, është një tjetër titull i faqes së parë të kësaj gazete.

E përditshmja “Shekulli” çelet me titullin, “Argita blen shtëpinë te pallati i “Hakmarrjes”, ku jepet intervista e Orik Shytit.

“Marrëdhëniet me Kokëdhimën, Tanin e Topit dhe Frangaj”, një titull që jep rrëfimin e kryesocialistit Edi Rama.

Gazeta “Mapo” hapet me shkrimin kryesor: “Zbardhet udhëzimi/ Pallatet pa hipotekë në Tiranë, ja hapat për të marrë tapi”.

Një tjetër artikull i kësaj të përditshme është edhe “Edi Rama: E vërteta e faljes së Saliut për Gërdecin dhe lidhjes me Delijorgjin”.

“Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor të saj artikullin, “Kurban”, Jam azmatik kronik. Rama: Mbaja breshka për kurim”.

Shkrim tjetër i kësaj gazete është edhe apeli i Presidentit të Republikës, “Bamir Topi: Duhet bashkëpunim”.

E përditshmja “Koha Jonë” ka si argument kryesor shkrimin, “Berisha: Zoti na ruajtë nga dështakë si Rama”, ku ndalet në deklaratën e kreut të Qeverisë gjatë Panairit të Librit.

“Edi Rama: Si është abuzuar me lejet e ndërtimit kur isha kryebashkiak”, është një tjetër artikull i kësaj të përditshme ku jepet rrëfimi i kryesocialistit.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.y/NOA

KOMENTE