Milano, 12 nëntor 2011, NOA- Një 25 vjeçar shqiptar i akuzuar për tentativë vrasje ndaj një bashkëkombasi të tij 22 vjeç i cili ngeli i plagosur në 27 gushtin e kaluar gjatë një përplasje mes bandash në një zonë të Milanos, është vënë në pranga.
Sipas policisë italiane thuhet se shkak për këtë përplasje me armë u bë një konflikt për territorin ku grupet e dy të rinjve shpërndanin drogë.
25 vjeçarit të prangosur iu gjet një pistoletë e kalibrit 7,65, një kartë identiteti e falsifikuar, 4.5 kilogramë heroinë dhe 4.6 kilogramë lëndë tjetër narkotike e paketuar gati për shitje, të cilat kapnin vlerën e 10 600 eurove.
a.y/NOA