English

Polica parandalon grabitjen

Tiranë, 11 nëntor 2011, NOA- Policia e kryeqytetit ka parandaluar një grabitje ndërsa identifikoi dhe arrestoi në flagrancë Diamontino Xhaferrin, 18 vjeç, lindur dhe banues në komunën Vaqarr Tiranë.

Sipas bluve të kryeqytetit thuhet se, arrestimi i tij u krye mbrëmë në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në Pezë të Vogël, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin tip “BMW”, me targa TR 4828 K, drejtuar nga shtetasi Urim Shkreta, me pasagjerë shtetasit: Diamontino Xheferri, Erjon Myrto, Endri Mema dhe Ali Shkreta, u gjetën armë zjarri automatike.

Pas kësaj gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Diamontino Xhaferri, ju gjet edhe një pushkë model 56, me krehër me 30 copë fishekë, 48 copë fishekë model 56, 64 copë fishekë model 54 si dhe 500 gramë bimë e dyshuar Cannabis Sattiva, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa mendohet se ky i fundit ishte nisur për një grabitje.

a.y/NOA

KOMENTE