Durrës, 12 nëntor 2011, NOA – Qyteti i Durrësit është tronditur nga një vrasje e ndodhur në mes të ditës. Policia konfirmon se një person është qëlluar për vdekje me armë gjahu. Viktima mësohet të jetë, Gentian Zguraj dhe sipas policisë ai punonte në Tiranë pranë një kompanie private. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë godinës së tatim- taksave, ku 35 vjeçari është qëlluar me dy plumba dhe gjetur vdekjen e menjëhershme.
Autori, identiteti i të cilit ende nuk dihet, dyshohet se ka qëlluar në distancë të afërt dhe më pas është larguar me shpejtësi. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.
a.q/NOA