English

Qetësohet situata në veri të Kosovës

Mitrovicë, 12 nëntor 2011, NOA – Mediat kosovare raportojnë se gjendja në veri të Kosovës vazhdon të jetë e pandryshuar. Sipas zëdhënësit të policisë Besim Hoti, nata ka kaluar e qetë.

Ndërkohë, Policia e Kososvës është duke bërër hetimet në lidhje me rastin e incidentit që ndodhi ditë më parë ne Kroin e Vitakut, ku një serb humbi jetën dhe një tjetër u plagos.

Në rrugën Leposaviç-Rashkë janë bllokuar dy korsi te Jarinja, pas marrjes së barrikadës nga KFOR-i dhe pas bllokimit të dy rrugëve alternative.

Pikëkalimi kufitar në Jarinjë është i bllokuar, ndërsa qarkullimi nuk po zhvillohet as te Bernjaku, sipas së cilës qarkullimi Kosovë-Serbi bëhet në rrugë alternative.

a.q/NOA

KOMENTE