Beograd, 12 nëntor 2011, NOA- Më pak se gjysma e serbëve, 47.4% mendon se vendi i tyre do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, përballë 37.5% të cilët e kundërshtojnë këtë ide.
Ky rezultat ka dalë bazuar në një sondazh të organizuar në gjithë Serbinë, në një kampion me 1200 persona në javët e fundit në revistën, Mendimi i ri politik serb.
Rreth 75.5% është kundër kushteve aktuale në veri të Kosovës dhe kërkojnë mbështetjen e serbëve në veri për të marrë statusin e vendit kandidat në BE.
a.y/NOA