Shijak, 12 nëntor 2011, NOA – Pas vrasjes së 35 vjeçarit, Gentian Zguraj (Gashi) një tjetër krim është shënuar sot në Durrës. Babë e bir janë plagosur me armë zjarri në Shijak, Ymer dhe Ajet Bajrami, përkatësisht 60 dhe 25 vjeç. Ata janë plagosur me çifte, ndërsa dyshohet se autori i ngjarjes është fqinji i tyre. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal mes babai dhe djalit dhe fqinjit të tyre, ku ku i fundit dyshohet se ka marrë çiften duke qëlluar drejt tyre duke i plagosur. Babë e bir janë plagosur në kmëbë dhe janë dërguar në spitalin e Durrësit.
a.q/NOA