Van, 12 nëntor 2011, NOA- Me rigjetjen e trupave të tjerë ka shkuar në 27 numri i të vdekurve deri më tani nga tërmeti i fundit që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në qytetin Van në Turqi, vend i cili u godit në fund të muajit tetor nga një tërmet tjetër i cili shënoi më shumë se 600 viktima.
Sipas agjencisë turke Anadolu thuhet se është gjetur i vdekur edhe gazetari i mbetur nën rrënojat e hotel Bayram, pas gjetjes së trupit të koleges së tij 26 vjeçare i cili u nxor dje nga gërmadhat.
a.y/NOA