English

Thaçi: Autostrada hap kufijtë dhe thyen barrierat

Vërmicë, 12 nëntor 2011, NOA- Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në fjalën e mbajtur në ceremoninë e inaugurimit të autostradës Vërmicë- Merdarë, ku nga sot hyjnë në funksion 38 kilometrat e parë tha se autostrada i jep kuptim shtetit të ri.

“Ka kaluar një dekadë që kur kemi kaluar mbi tela me gjemba e kufij të ndarë dhe për këtë ditë që shohim sot është bërë luftë e gjatë, por sot ëndrra po bëhet realitet. Kjo është autostrada e jetës së re dhe e qytetarëve që hap kufijtë dhe thyhen barrierat e së shkuarës, duke hapur një horizont më shumë për qytetarët”, u shpreh Thaçi, informon Noa.al.

Autostrada Vërmicë- Merdarë shënon vazhdimin e Rrugës së Kombit nga Durrësi në Morinë, punimet për të nisën afro një vit më parë. Mësohet se 38 kilometrat e parë të autostradës kanë kushtuar rreth 330 milionë euro.

a.y/NOA

KOMENTE