English

Tregtonin mallra kontrabandë, përballen me ligjin

Korçë, 12 nëntor 2011, NOA – Tregtimi i mallrave kontrabandë ka çuar në përballjen me policinë tre shtetas në qytetin e Korçës. Sipas burimeve zyrtare ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

Gjergji Kosta Niço 53 vjeç, banues në lagjen 2 pasi gjaë kontrollit të ushtruar nga ana e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik në dyqanet e tij iu gjetën 50 shishe me vaj me mase 1 litër secila dhe 70 bidona me detergjentë të masës 0.5 litra secila, të cilat dyshohet se janë kontrabandë .

Kujtim Sazan Hajro 47 vjeç, banues në lagjen nr 14, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij ushqimor janë gjetur dhe sekuestruar 40 shishe me vaj ushqimor me masë 1 litër secila, të cilat dyshohen se është kontrabandë.

Tomas Alqi Dhimitri 25 vjeç, banues në lagjen nr 1, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij, i janë gjetur një sasi 70 kuti me detergjentë me masë 500 gr sejcila, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

a.q/NOA

KOMENTE