English

U gjenden euro false, prangosen 3 vetë

Lezhë, 12 nëntor 2011, NOA- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi janë kapur me një sasi eurosh false.

D. Gjinaj 24 vjeç, G. Dodaj 22 vjeç dhe Gj. Nikolli 33 vjeç janë tre personat e arrestuar.

Sipas të dhënave paraprake thuhet se tre të ndaluarit në bashkëpunim kishin çuar sasinë e eurove në një kompani sigurimesh për makina, dhe pas denoncimit të bërë ndaj tyre u bë dhe ndalimi.

a.y/NOA

KOMENTE