English

Vdes Daniela D'Ercole, u përplas nga makina në Brodway

Manhatan ( Nju Jork), 12 nëntor 2011, NOA/Beqir Sina - Një këngëtare mjaft e njohur italiane e muzikës Jazz, u godit për vdekje nga një makinë, ndërsa po kalonte pas mesnatës një kryqëzim të rrugës në Manhattan. Sipas shtypit lokal thuhet, se natën vonë Daniela D'Ercole, 32 vjeç, u godit nga një automjet, tip SUV Mercury Alpin i vitit 2002, pak para mesnatës. Policia dhe ekipet e ndihmës së shpejtë në më pak se 10 minuta u gjenden në vendngjarje sapo morën një telefonatë anonime. Ata thanë se viktima vdiq teksa po dërgohej në spitalin në St Luke pak para mbërritjes. Sipas ekspertizës , këngëtaria Italiane, D'Ercole po ecte e vetme në një segment rruge , pothujse të boshatisur në atë orë. Bëhet fjalë për rrugën e famshme Broadëay dhe kryqëzimin e rrugës 106 Str., kur ajo u u përplas nga makina që ecte me shpejtësi. Deri tani nuk ka të ngritur asnjë padi kundër shoferit, theksoi televizioni i qytetit NY1. Në një kronologji të shkurtër i njëjti televizion tha se, D'Ercole, ishte e lindur dhe rritur në Itali. Ajo kishte kishte ardhur në Amerikë, muajin e kaluar për të punuar si këngëtare e muzikës jazz në disa lokale ku preferohet më së shumti ajo muzikë, si në Queens, Montclair dhe New Jersey. Në një intervistë të vitit 2006, artisti italian i muzikës Pop - Mario Rosini e quajti atë "një përkthyese të shkëlqyer”, një nga dëshmitë më të mirë të këtij zhanri që ka bota e muzikës Jazz. Një nga albumet e saj më të sukseshme të muzikës Jazz është ai i titulluar "The Peacocks".

a.q/NOA

KOMENTE