Bruksel, 12 nëntor, NOA - Financieri dhe filantropi i njohur ndërkombëtar, Xhorxh Soros, ka paralajmëruar se një proces evropian i mundshëm i "shpërbërjes", shton kërcënimin edhe për pakicat e kontinentit, në veçanti romët. Gjatë një interviste për “EUobserver”, ai ka deklaruar se si rezultat i shkurtimeve të qeverive, kriza e Eurozonës mund të ndikojë negativisht për grupet më të rrezikuara të Evropës. Ai gjithashtu tha se përpjekjet e udhëheqësve BE-së për të ruajtur politikat "status quo" të Bashkimit, janë të paqëndrueshme. Soros i ka bërë të Drejtat e Romëve një nga çështjet e punës së tij filantropike.
Z. Soros, si mund ta konsideroni problematikën të romëve në Evropë, tani që ajo po përballet me krizën?
"Problemi i romëve është përkeqësuar me situatën ekonomike. Dhe shumica e publikut e çliron zemërimin dhe zhgënjimin e tij me gjendjen ekonomike, duke sulmuar romët. Tani Evropa është në një proces të disintegrimit, i cili është vetë-përforcuar, ashtu si procesi i integrimit u vetë-përforcua".
Ç’mund të thoni për ecurinë e procesit të integrimit në këtë fazë që gjendet Evropa?
"Kur Europa ishte pozitive, udhëheqja e saj ishte në ballë për ta shtyrë në mënyrë të mëtejshme integrimin në Bashkimin Evropian. Tani ata janë vetëm duke u përpjekur për të ruajtur status quo-në, e cila në fakt është e paqëndrueshme dhe shumë njerëz të cilët pranojnë se është e paqëndrueshme dhe e patolerueshme janë shtyrë në një pozicion anti-evropian. Ne jemi tani në një situatë ku ne jemi të shtyrë për integrim më të madh ekonomik nga nevoja për ruajtjen e euros dhe kjo krijon një dinamikë shumë të keqe politike, ku njerëzit janë shumë afër me njëri-tjetrin dhe për të luftuar me njëri-tjetrin, duke patuar më shumë për të luftuar rreth. Kur njerëzit janë të detyruar të jetojnë së bashku nga nevoja dhe jo dëshira, kjo çon në një martesë shumë të pakënaqur”.
Mendoni se do të ketë më shumë diskriminim?
“Qeveria ka filluar të bëjë lëvizje për t’i dhënë fund diskriminimit, përkeqësimit të situatës ekonomike dhe është gjithnjë e më shumë duke u shtyrë për shkak të mungesës së burimeve dhe masave të tanishme ekonomike të ketë efekte negative veçanërisht mbi të varfrit dhe romët. Por tani më shumë se kurrë, kur ka më shumë presion mbi minoritetet, qeveritë dhe BE-ja duhet të jenë të përqafuar me nismat anti-diskriminuese. Kjo në fakt, është jashtë rendit të ditës, sepse çështjet e tjera janë më të ngutshme. Duhen mbështetur çështje të tilla për një vizion të ri të Bashkimit Evropian. Ju duhet të rishpikni procesin e integrimit evropian".
n.e/NOA