English

AK-Berishës: Historia nuk zhbëhet, do mbrojmë monumentin në Vlorë

Tiranë, 13 nëntor 2011, NOA – Aleanca Kuq e Zi ka reaguar sot për deklaratat e kryeministrit Sali Berisha për ngritjen e një monumenti të ri me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Me anë të një deklarate për mediat, AK shprehet se historia nuk mund të zhbëhet dhe se kjo lëvizje do të mbrojë me çdo mënyrë monumentin ekzistues në Vlorë.

“Historia bëhet vetëm një herë edhe pse shkruhet 100 herë, ajo nuk mund të zhbëhet. Jemi kundër një monumenti të ri të pavarësisë dhe do mbrojmë me çdo mënyrë simbolin e pavarësisë në Vlorë, i cili qëndron aty prej 40 vitesh”, shprehen drejtuesit e AK.

AK e ka cilësuar si marrëzi këtë nismë. Nga ana tjetër Aleanca Kuq e Zi kritikon dhe qëndrimin e Partisë Socialiste. “Ndiejmë keqardhje për heshtjen e opozitës”, shprhen drejtuesit e AK-së.

I vetmi deputet që ka reaguar nga PS-ja është ai i Vlorës, Eltar Deda, i cili e ka cilësuar si provokim të rrezikshëm idenë e kryeministrit.

a.k/NOA

KOMENTE