English

Autori-turizmi në Shqipëri, ish-diktatura komuniste kthehet në ‘turistike’

Tiranë, 13 nëntor, NOA - Shqipëria renditet një ndër vendet e Evropës Lindore ku faktet dhe simbolet e ish- diktaturës komuniste mund të kthehen sot në “turistike”. I titulluar ai ‘Autori-turizëm’, ky sektor i ri i turizmit shfrytëzon mbetjet e kohës së komunizmit në vende si ish-Jugosllavia, Rumania, Bullgaria, por edhe Shqipëria, për arsye turistike.

Një fakt i tillë citohet në një artikull të posaçëm në portalin “Transitions Online”, ku renditja nis nga Kishinau, kryeqyteti i Moldavisë, ish-vendit komunist në kufi me Rusinë dhe Rumanisë, ku ministria e turizmit u ofron vizitorëve kureshtarë objekte, sende personale të ish-liderëve komunistë brutalë. “Këto turne dhe koleksione, i lejojnë të huajt (apo vendasit) për të hedhur një vështrim pas Perdes së Hekurt në një botë ku vetëm disa kishin qasje”, citon artikulli.

Duke vijuar më tej me Rumaninë, e cila gjithashtu është një vend ish-komunist që e ka hedhur në treg ish-diktatorin e egër të saj, Nikolae Çaushesku. Autori ndalet në të ashtuquajturat "gjurmët e Çausheskut", të cilat mund të përfshijnë Scornicestin, qytetin e djalërisë së tij; zyrat e tij; ballkonin ku ai dha fjalimin e tij të fundit dhe kazermat në qytetin e Targovistes, ku ai dhe gruaja e tij, Elena u ekzekutuan me pushkatim pas një gjyqi dy orësh përmes televizivionit.

Ndërsa për Bullgarinë me ish-udhëheqësin komunist Todor Zhivkov, i cili sundoi 1954-1989 dhe u përmbys nga një grusht shteti të brendshëm, gjithashtu ka shumë për të treguar rreth tij. Sot, turistët mund të eksplorojnë planin e njeriut që dikur qeverisi vendin, për të përdorur aeroplanë të mëdhenj etj.

Thuhet gjithashtu se nga të gjitha diktatorët në këtë listë, marshalli Josip Broz Tito duhet të ketë vendet më turistike të përkushtuar për të. Shtrirë mbi vendet e ish-Jugosllavisë, ato janë një trashëgimi nga njeriu që për 35 vjet mbajti të bashkuar nën flamurin e komunizmit kombe etnike të ndryshme. Kështu, Kroacia ofron Muzeun Memorial të Marshall Titos në vendin e shtëpisë së tij të lindjes, fshatin Kumrovec. Pranë Ljubljanës, ndodhet gjithashtu një koleksion i limuzinave që i përkasin ish-udhëheqësit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, në Muzeun Teknik të Sllovenisë. Gjithashtu në Bosnjë, në qytetin e Konjic, turistët mund të vizitojnë bunkerin atomik të Titos. Ndërtuar për të mbrojtur deri në 350 njerëz në rast të një lufte bërthamore, stacioni i nëndheshëm u përdor kohët e fundit për të pritur një festival rajonal artit bashkëkohor.

Dhe asnjë turne Tito nuk do të jetë i plotë pa një vizitë në Beograd për të parë mauzoleun e tij, Shtëpia e Luleve. Një nga tërheqjet turistike kryesore të Beogradit ai nuk shërben vetëm si varri i tij. Në fund, Shqipëria përmendet në këtë tur turistik për Piramidën, që në këtë artikull përmendet si mauzoleumi i Enver Hoxhës në qendër të Tiranës. E ndërtuar në vitin 1988, struktura piramidale ishte menduar si vendi i fundit i pushimit për udhëheqësin komunist dhe muze.

“Hoxha, i cili vdiq në vitin 1985, udhëhoqi Shqipërinë për më shumë se 40 vjet. Sot Piramida qëndron bosh, dhe e ardhmja e saj është e pasigurt. Qeveria shqiptare është duke bërë plane për ta zëvendësar atë me një ndërtesë të re të parlamentit. Deri tani, fati zyrtare i piramidës (ose parlamentit të ri), ende nuk është shpallur. Por kjo mund të ndodhë sa më shpejt në vitin e ardhshëm për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë nga sundimi otoman”, citon artikulli. Duke shtuar më tej për vendin tonë se si një simbol kujtim nga e kaluara totalitare turistike e Shqipërisë janë edhe bunkerët kudo në të gjithë vendin.

“750.000 apo më shumë bonkerë, dëshmojnë për izolimin e vendit dhe paranojën e Enver Hoxhës nga pushtimi i huaj, pasi ai kishte thyer marrdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën”, përfundon artikulli në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE