English

Berluskoni te Napolitano për dorëheqjen, turma pushton sheshin

Romë, 12 nëntor 2011, NOA Update – Mes një turme të madhe prej qindra italianësh të mbledhur para pallatit presidencial me thirrjet “Bufone” (budalla) kundër kryeministrit italian, Silvio Berluskoni ka hyrë para pak minutash të dorëzojë dorëheqjen e tij të shumëpritur, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Makina, që kishte në bordin e saj, kavalierin italian hyri nga porta kryesore e pallatit, mes përmes një turme që ulërinte kundër kryeministrit.

Madje turma bëri të pamundurën t’i afrohej makinës së ruajtur me masa të forta sigurie nga truprojat e tij dhe policia e shtuar në numër.

Policia ka rrethuar zonën ku pritet nga momenti në moment të dalë kryeministri i dorëhequr italian.

Kavalieri do të shprehej thellësisht i hidhëruar për këtë fakt, që po shoqëron ditën më të gjatë të tij.

“Më hidhëron thellësisht”, tha kryeministri i kontestuar nga shumë prej besnikëve të tij brenda mazhorancës qeverisëse aktuale, ndërsa zbriti mes turmës.

Pak më herët, Presidenti italian Giorgio Napolitano dekretoi Ligjin për Stabilitetin, që nënkupton edhe masat antikrizë të BE-së, i cili mori dritën jeshile në Dhomën e Ulët të Parlamentit italian pasditen e të shtunës.

Ligji i Stabilitetit i miratuar sot, është ligji për buxhetin e shtetit i parashikuar për vitin 2012 dhe buxheti i reklamuar për vitet 2012-2014.

mit/NOA

KOMENTE