Tiranë, 12 Nëntor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Duhanpirësit shprehen se, ndalimi i pirjes së duhanit është gjëja më e vështirë për tu bërë, e ndërsa studimi më i ri thekson vështirësitë e zakonshme që shfaqen.
Ai tregon se, vetëm gjashtë për qind e njerëzve që përpiqen të heqin dorë nga pirja e duhanit, kanë vërtetë sukses në realizim e marrjes përsipër të kësaj detyre.
Ndërkohë që, nga ana tjetër, dy të tretat e njerëzve që pinë duhan dëshirojnë ta lënë atë, për shkak se njohin shumë mirë dëmet që ai shkakton.
Studimi amerikan zbuloi se, gati 69 për njëqind e duhanpirësve të rritur kërkonin dhe kishin dëshirë për ta lënë duhanin dhe vetëm gjysma e tyre provuan.
Por kur të anketuarit u pyetën nëse qëllimi i tyre u realizua apo jo, shifrat ishin me të vërtetë tepër zhgënjyese, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Një ndër arsyet, e cila ndikonte në këtë çështje ishte arsimimi, ata me një diplomë të nivelit universitar kishin më shumë gjasa për ta lënë duhanin, rreth 8.9 për qind.
Ata të cilët nuk kishin ndjekur arsimin e lartë kishin gjasa të suksesit në këtë fushë vetëm 3.2 për qind.
Një tipar tjetër i studimit u vu re të ishte raca dhe ngjyra e individit.
Ndër burrat me ngjyrë të zezë, gati 76 për qind kishin dëshirë ta linin duhanin, vetëm 59 për qind provuan për ta realizuar këtë qëllim dhe vetëm 3.3 për qind patën sukses, nivel ky më i ulët i të gjithë etnive.
Ndërkohë që, krahasuar me meshkujt dhe femrat në ngjyrë të bardhë, gjashtë për qind e tyre arritën të heqin dorë nga zakoni i pirjes së duhanit.
Studimi është kryer nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
a.k/NOA