English

Fund i epokës së Berluskonit

Romë, 13 nëntor 2011, NOA - Kriza e borxheve evropiane ka sjellë ndryshime qeveritare në Itali. Kryeministri Silvio Berluskoni, i dorëzoi mbrëmjen e djeshme dorëheqjen presidentit Giorgio Napolitano.

Më parë, të dy dhomat e parlamentit aprovuan planet e kursimeve dhe reformat. Në Romë, mijëra vetë u mblodhën për të festuar dorëheqjen e Berluskonit. Sipërmarrësi i mediave, i përzier në skandale seksi dhe korrupsioni, dominoi politikën italiane rreth 17 vjetë me radhë. Asnjë kryeministër tjetër italian nuk ka qëndruar kaq gjatë në post.

Por çfarë la pas Kavalieri në politikën italiane. Një pjesë e mediave kryesore në vend, mendojnë se Berluksoni la një krizë të pashembullt dhe një model të rrezikshëm të politikës. Sipas analistëve, Berluksoni e lë politikën dhe Italinë me keq sesa e gjeti kur hyri rreth 20 vite më parë.

Si pasardhës i tij, diskutohet të jetë ish komisari i BE-së, Mario Monti. Presidenti Napolitano, do të diskutojë sot, me përfaqësues të të gjitha partive për krijimin e një qeverie kalimtare e cila do të përbëhet kryesisht nga specialistë.

a.k/NOA

KOMENTE