English

Itali, nisin konsultimet për qeverinë

Romë, 13 nëntor 2011, NOA - Presidenti i Italisë, Xhorxhio Napolitano, pritet të zhvillojë gjatë ditës konsultime me forcat kryesore politike të vendit.

Konsultimet vijnë para nominimit të një kandidati për udhëheqjen e kabinetit tranzicional që pason dorëheqjen e kryeministrit, Silvio Berluskoni.

Ish-komisioneri Evropian, Mario Monti, pritet që të udhëheq një qeveri, qëllimi i së cilës do të jetë nxjerrja e ekonomisë së tretë evropiane nga kriza e borxheve.

Të shtunën mbrëma, italianët festuan nëpër rrugët e Romës pas dorëheqjes së Berluskonit, i cili në muajt e fundit ishte në qendër të kritikave për shkak të gjendjes ekonomike, por edhe lidhur me skandalet seksuale.

NOA

KOMENTE