Nju Jork, 13 nëntor 2011, NOA – Në Manhatan mbërrin pema e madhe e Krishtlindjeve, duke nisur kështu zyrtarisht përgatitjet për festën.
Bredhi gjigant, me lartësi 22 metra u soll nga Pensilvania dhe u vendos në qendrën Rokcefeller për të qenë si çdo vit, simbol i Krishtlindjeve në Nju Jork.
Prerja e pishave me peshë rreth 10 ton ka qenë një ngjarje e vërtetë për 2 mijë banorët e qytezës ku u morr bredhi, e që shndërruan në një yll, Nancy Keller, “pronaren” e pemës. Gruaja ndihej krenare që dhuroi këtë bredh në ditët e Ditës së Veteranëve, dedikuar kujtimit të atyre që shërbyen në ushtrinë amerikane.
Bredhi 75 vjeçar do të zbukurohet me 30.000 drita me ngjyra, për të cilën ajo do të përdoren më shumë se tetë kilometra teli. Në krye, do të vendoset 'Sëarovski Star", një yll që peshon 250 kg dhe një diametër prej tre metra, i përbërë nga 25.000 kristale Sëarovski.
a.q/NOA