Nga Arsim Sinani
Vizita e parë e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha ishte vërtetë një ngjarje që u shënua nga shqiptarët në Maqedoni, një vizitë moti e paralajmëruar dhe e pritur me padurim nga shqiptarët këtu.
Nga ajo që arrita të konkludoj nga kjo vizitë është qëndrimi shumë dinjitoz i kryeministrit Berisha karshi faktorit politik dhe shtetëror maqedonas, qëndrimi i tij shkoi përtej diplomacisë publikë të mirësjelljes dhe kishte mesazh shumë të qartë, për ata që deshën ta kuptojnë mesazhin e Sali Berishës. Vetë qëndrimi dinjitoz dhe shumë i ekuilibruar i Berishës i dha të kuptojë Shkupit zyrtar se ka të bëjë me një shtet anëtar të Aleancës veriatlantike (NATO) që në përkthim dmth shqiptarët janë këtu dhe janë faktor i stabilitetit në Republikën e Maqedonisë, determinojnë proceset dhe nxisin proceset integruese drejt NATO-s dhe BE-së. Kështu e kuptova qëndrimin e burrështetasit shqiptar Sali Berisha. Fotografia më e bukur në takimet protokollare dhe dmth ishte se kryeministri Berisha përballë nuk kishte vetëm kryeministrin NIkolla Gruevski, ishte aty edhe zv kryeministrja Teuta Arifi dhe ministri Abdilaqim Ademi që realisht flet për një fakt të pamohueshëm se shqiptarët janë faktor I rëndësishëm, për ata që s’kuptojnë. Dhe kjo i jepte Berishës doemos elegancën dhe shkëlqimin e një zyrtari të lartë të shtetit shqiptar.
Berisha foli pak, thonë ata që pritën që kryeministri të nxjerr shpatën e Skënderbeut dhe të bëjë diplomaci tipike ballkanase, por Skënderbeu qëndron I qetë dhe krenar në mes të Shkupit këtë Berisha e di mirë .
Sali Berisha foli aq sa duhej të flet, mesazhet e tij ishin të qarta, tua rikujtoj nëntekstin e mesazheve të tij, shqiptarët janë faktor I rëndësishëm, partitë politike shqiptare të punojnë më shumë për avancimin e të drejtave në Maqedoni, kuadri arsimor të punojë më shumë me studentët. Ishin këto mesazhe shumë të shkurtra por dmth për ata që deshën ta kuptojnë esencën e diskursit politik të kryeministrit Sali Berisha. Vetë ardhja e kryeministrit shqiptar ngërthente në vete një simbolikë shumë të madhe e kjo ishte se ai nuk kishte nevojë të demonstrojë fuqinë sepse këtë e demonstroi populli, partitë politike, inteligjenca, studentët, pedagogët, qytetarët të cilët po tu jepej rasti do donin t`ia shtrëngonin dorën kryeministrit shqiptar. Në këtë vijë te mendimit një piktor i ri por shumë i talentuar Rejan Etemi nuk arriti që t`ia dhurojë pikturën Berishës gjë që do realizohet, por desha të them një dicka tjetër kjo flet qartë se sa zyrtarët e shtetit shqiptar janë të mirëpritur tek shqiptarët e Maqedonisë. Le të më falin të gjithë skeptikët por lipset ta them se vizita e Sali Berishës si zyrtar I shtetit shqiptar ishte një inspirim për shqiptarët e Maqedonisë, një inspirim që lipset ta kapitalizojmë me punë konkrete. Vetë diskursi i tij elegant se rruga e arbrit do bëhet, korridori tetë do jetë funksional flet për një politikë vizionare të shtetit shqiptar karshi shqiptarëve të Maqedonisë. Nëse shqiptarët e Maqedonisë ndiheshin të frustruar deri më tani besoj se ky ishte një lajm i mirë për të gjithë ne dhe shumë vizionar. Shtetit shqiptar pa nervozë, por me takt diplomatik dhe me shumë mirësjellje ashtu siç i takon një shtetit anëtar të NATO-s demonstroi qytetërim, civilizim dhe progres duke i treguar fqinjëve dhe botës demokratike se është faktor i rëndësishëm në Ballkan, këtë besoj se do ta kuptojnë mirë të gjithë ata që duan shqiptarët ti shohin të frustruar, frustrimet janë e kaluar për shqiptarët. Çka deshën skeptikët më shumë se shteti shqiptar do i ndihmojë çdo të riu shqiptar pavarësisht se është apo nuk është shtetas I republikës së Shqipërisë. Ajo që lipset ta kuptojnë të gjithë është se ardhja e Berishës tregoi vizionin e shtetit shqiptar një vizion shumë dmth se Shqipëria lufton me mish e me shpirt për një të ardhme më të mirë për Ballkanin. Nje detaj shume interesant për mua personalisht ka qenë një moment kur një zyrtar I shtetit shqiptar para se kryeministri të futej në sallë e kontrolloi shtizën dhe flamurin kombëtar, ishte një mesazh shumë dmth që flet qartë se shteti shqiptar është I përkushtuar për atë që e bën dhe ky detaj le të jetë një inspirim për të gjithë skeptikët, koment tjetër kjo punë nuk don.
Berisha mundeshe të jetë agresiv, mundeshe të jetë nervoz, të kritikojë, të jetë populist por ai zgjodhi rrugën e mesazheve me pak fjalë por kuptimplota, ajo që e transmetoi kryeministri shqiptar më së miri ishte se shqiptarët e Maqedonisë janë faktor i rëndësishëm këtë na e dha mundësinë ta demonstrojmë neve vetë. Berisha dhe të gjithë e kryen punën e vetë si duhet, përfshirë dhe vëllaun tonë të dashur Arben Çejkun, i cili simbolizon jo vetëm shtetin shqiptar por edhe njeriun më të dashur që Shqipëria ka në Maqedoni.
NOA