English

Pasqyra e shtypit, 13 nëntor 2011

Tiranë, 13 nëntor 2011,NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 13 nëntor 2011.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës, “Durrës ekzekutohet biznesmeni tiranas”, i cili flet për ngjarjen e djeshme në qytetin bregdetar. Disa tituj të tjerë janë; “Tirana afrohet edhe më tepër më Prishtinën”, “Lind Aurela Gaçe, vjen në jetë Grejsi”, “Helena Kadare: Fejesa me mblesëri në moshën 18-vjeçare dhe njohja me Kadarenë”.

E përditshmja “Shekulli” çelet me titullin: “Ambasada e SHBA, 4 vende që duhen shmangur në Tiranë”, i cili flet për njoftimin e Ambasadës që paralajmëron qytetarët. Disa tituj të tjerë janë; “Durrës, ekzekutohet biznesmeni Genti Gashi”, “Jeta e natës me sytë e një bodigardi”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Zbulohen 17 transaksione 4 milionë dollarë”, i cili flet për dyshimet për korrupsion. Disa tituj të tjerë janë; “Kryeministria, hetimi tenderit të uniformave”, “Ekzekutohet me silenciator i dënuari për trafik droge”.

“Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor të saj artikullin; “Vritet biznesmeni, atentat mafioz pronari të pesë firmave”, i cili flet për ngjarjen e djeshme. Disa tituj të tjerë janë; “Rama: Ahmet Zogu hamshor, Geraldina me gjinj të bukur”, “Dashnor Sula: Topi kthehet në PD, Berisha President”.

E përditshmja “Koha Jonë” ka si argument kryesor shkrimin, “Rajmonda Stefa: Sulmet ndaj Meidanit, turpi i kongresit të Ramës”. Disa tituj të tjerë janë; “Rruga e kombit “bashkon Shqipërinë me Kosovën”, “Studiuesi Behar Gjoka: Tabloja e letrave shqipe, premtuese”, “Topalli: Shkruani historinë, mos u ndikoni nga çfarë themi ne”, “Edi Rama: Pse njerëzit mendojnë se jam miliarder”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE