Lisbonë, 13 nëntor 2011, NOA - Vendimi i qeverisë për shkurtim të fondeve për Ministrinë e Mbrojtjes ka bërë që në Lisbonë të nisë një protestë e rrallë, e ushtrisë vendase.
Për shkak të deficitit të lartë buxhetor, qeveria portugeze vendosi të reduktonte investimet në armatime dhe të hiqte shumë prej pagave ose benefiteve të ushtarakëve. Oficerë të lartë dhe ushtarë protestuan të veshur me rroba civile dhe e bënë këtë në heshtje, pasi manifestimi me veshje ushtarake dhe britmat me slogane janë të ndaluara me ligj. Nëse ushtarakët do të kishin shkuar në manifestim pa i realizuar këto dy kushte, atëherë ligjërisht ngjarja mund të ishte konsideruar një rebelim. a.q/NOA