English

SHBA kërkon ndihmën e Kinës dhe Rusisë për Iranin

Havai, 13 nëntor, 2011, NOA - SHBA kërkon ndihmën politike të Rusisë dhe Kinës në lidhje me presionin që duhet të ushtrohet ndaj Iranit për të hequr dorë nga programi bërthamor. Presidenti amerikan Barack Obama, tha në një takim në Honolulu me kolegun rus, Dmitri Medvedev se të dy vendet duan ta bindin Iranin që të respektojë detyrimet ndërkombëtare. Të dy politikanët u takuan në kuadër të takimit të nivelit të lartë të APEC-ut, që mbahet në Havai.

Ndërkohë që sot, Obama ka takuar presidentin kinez Hu Jintao, ku është diskutuar për të njëjtën temë. Sipas njoftimeve të zyrës ndërkombëtare për kontrollin e armëve bërthamore ekzistojnë udhëzime të besueshme se në Iran është duke u zhvilluar armë atomike. Ndërkohë që SHBA preferojnë si masë sanksione të reja ndaj Iranit, kurse Rusia kërkon t' i frenojë ato.

Të dy kandidatët republikanë për president Mitt Romney dhe Newt Gingrich janë në rast nevoje për ndërhyrje ushtarake kundër Iranit. Të dy bënë të qartë në një debat televiziv, se nëse sanksionet nuk e detyrojnë Iranin që të mos ndërtojë bombë atomike, atëherë SHBA duhet të përdorin mjete të tjera.

a.k/NOA

KOMENTE