English

Siria përjashtohet nga Liga Arabe

Kajro, 13 nëntor 2011, NOA - Liga Arabe ka marrë vendim të përjashtojë pas ditës së mërkurë, Sirinë nga gjiri i saj, për shkak të vazhdimit të dhunës kundër opozitarëve. Pas zhvillimit të këshillimeve të fundit në Kairo, shteteve arabe iu kërkua që të largojnë ambasadorët e tyre nga Damasku.

Siç bëri të ditur kryeministri i Katarit, Hamad ben Dschassem el Thani, ky vendim mbetet në fuqi deri sa dhuna të marrë fund. Megjithë aprovimin dhjetë ditë më parë të një plani paqeje të Ligës Arabe, presidenti sirian Baschar al-Assad ashpërsoi aksionet ushtarake kundër lëvizjes demokratike.

Vetëm në qytetin ku janë përqëndruar kundërshtarët e qeverise, Homs janë vrarë që prej fillimit të muajit nëntor 100 vetë. Sipas vlerësimeve, 3500 vetë janë vrarë në trazirat që janë filluar në muajin mars.

NOA/DV

KOMENTE