English

Të gjithë drejt Manastirit për Alfabetin

Shkup, 13 nëntor 2011, NOA - Një grup studentësh shqiptar nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe trevat tjera do të marshojnë drejt Manastirit, për të festuar përvjetorin e Kongresit të Alfabetit, të 14 nëntorit të 1908.

“Lusim të na bashkoheni një numër sa më i madh qytetarësh dhe së paku këtë ditë t’i nderojmë dhe t’i gëzojmë ata shqiptar që çdo ditë jetojnë në Manastir me shpresën se një ditë ky popull do të zgjohet dhe do t’i përmirësoj gabimet që ka bërë dhe po bën për çdo ditë”, thuhet në komunikatën e organizatorëve.

Deklarata thekson dhe faktin se politikanët nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar shqiptarët që jetojnë në Manastir. “Para shqiptarëve të Manastirit të gjithë duhet të ndjehemi të turpëruar, se është faj i joni dhe politikanëve shqiptar, që i kemi lënë në mëshirën e politikës shfarosëse të ashtuquajturve sllavomaqedonë, por ende nuk është vonë të përmirësojmë gabimin tonë”, theksohet në komunikatën e grupimit organizues.

Marshi fillon nga Prishtina në orën 10:00. Nisja bëhet nga stacioni autobusëve; në ora 11:30 mbërrijnë në Shkup ku takohen edhe me shqiptaret nga trevat e tjera në sheshin Skënderbeu, më pas vijohet në Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Ohër, duke mbërritur në mbrëmje në Manastir.

“Në mbrëmje nën shoqërimin e shqiptarëve të Manastirit do të festojmë shqip me një festë të madhe kombëtare”, theksojnë nga grupi nismëtar. Të tubuarit do të jenë pjesë e koncertit në Manastir të organizuar nga shoqata “Estrada”.

a.k/NOA/INA

KOMENTE
  • Drin01:24 - 15 Nëntor 2011
    jam nga presheva se shkurti te them ga kosova lindore duat te mar pjes megjith zemer e shpirt nese me lejon zoti dotejem aty me xhdo kusht shihemi se bashku te festojmi dhe te deklaromi se jemi meju o manastir shum i shtreht qe je perte gjitha trojet shqiptare tung nga UCPMB