English

Abbey Road “mbush” 80-vjeç

Londër, 14 nëntor 2011 NOA/ R.Bulku - Gëzuar ditëlindjen Abbey Road! Sepse pikërisht në nëntor të vitit 1931 kompozitori Sir Edward Elgar dhe orkestra e Simfonisë së Londrës kishte inauguruar studiot e njohura të regjistrimit në veri perëndim të Londrës, në një version të “Land of Hope and Glory”.

Ndaj këtë ditë feste, Abbey Road ka shuar plot 80 qirinj, duke krijuar dhe një konkurs për bandat emergjente, dhe duke i ftuar ata në krijimin e një kënge të posacme për ditëlindjen e studios që bëri legjendarë të paharrueshmit e grupit "The Beatles".

Grupi britanik ka regjistruar këngët e tij që nga viti 1962 e deri në vitjn 1970 pikërisht në këtë studio dhe në vitin 1969 doli e famshmja “Abbey Road”.

r.b/NOA

KOMENTE