Tiranë, 14 nëntor 2011, NOA – Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu e ka nisur axhendën e punës së një jave të re, pikërisht tek Liceu Artistik në kryeqytet.
Gjatë shpërndarjes së certifikatave për gjuhën angleze ia ka deklaruar se, Shqipëria ka bërë hapa përpara në këto 20 vjet demokraci.
“Kërkohet më shumë punë në mënyrë që vendi të eci në këtë ritëm. Disa nga faktorët që vendi ynë ka ecur përpara janë puna luftarake, përkushtimi, inteligjenca që kanë shqiptarët. Shqipëria e ka nisur shumë vonë sesa vendet e tjera të rajonit. Dhe në mënyrë që vendi të ecë përpara është e rëndësishme të ecet përpara në këtë vazhdë”, ka theksuar diplomati amerikan. Ai i ka bërë thirrje studentëve që të vijojnë me përkushtim përpara pavarësisht pengesave që mund të hasin gjatë rrugës. “Mos shikoni se çfarë do të thotë bota se nuk mund të ketë ndryshime. Ju duhet të tejkaloni kufizimit. Duhet të kaloni përtej tyre dhe duhet t`ia dilni mbarë”, tha ambasadori Arvizu.
a.q/NOA