English

Grabitet ari në një furgon me destinacion Brukselin

Bruksel, 13 nëntor 2011, NOA – Një furgon i ngarkuar me shufra arinjë vlerë prej 70 mijë eurosh gjithsej, i nisur nga krahina e Arezzo-s në Itali përdrejt Brukselit, ka mbërritur në destinacion i zbrazët, raporton agjencia NOA.al.

Misteri rritet më tej, kur mediat italiane njoftojnë se personat, që ishin ngarkuar me sigurinë e ngarkesës së arit nuk kishin vënë re asgjë, deri kur mbërritën në destinacion, pra në Bruksel.

Me sa duket grabitësit kishin arritur të hiqnin vulat dhe të grabitnin arin, pa lënë asnjë gjurmë.

Furgoni mësohet se kishte bërë një ndalesë dyorëshe në provincën Aleksandria, e cila ishte një depo e mbikëqyrur rreptësisht nga forcat e sigurisë.

Furgoni ishte nisur nga kompania Chimet, në Arezzo, e specializuar në pastrimin e metaleve të çmuar nga skrapi, dhe kishte si destinacion të fundëm, Brukselin.

Por, shoferët e furgonit në fund vunë re se automjeti ishte krejt i zbrazët.

Ngjarja ka ndodhur dhjetë ditë më parë bëjnë të ditur mediat, duke nënvizuar se kjo kompani ka bërë edhe denoncimin pranë autoriteteve belge për grabitjen e arit.

Në bashkëpunim me Interpolin, hetuesit belgë dhe policët e Aleksandrisë po hetojnë rrugëtimin e ngarkesës për të kuptuar se ku ka ndodhur grabitja e arit.

Të gjitha momentet e rrugëtimit të ngarkesës së arit janë të filmuara nga kamerat e sigurisë dhe hetuesit dyshojnë se ari mund të jetë vjedhur në kufirin mes Francës dhe Belgjikës.

mit/NOA

KOMENTE
  • Geti22:22 - 13 Nëntor 2011
    ata nuk e kan rujt e kan vjedh hahahha
  • xhoni22:14 - 13 Nëntor 2011
    cfare kane ruajtur forcat esigurise? ...