English

Grinden për motive të dobëta, babai godet me thikë të birin

Pogradec, 14 nëntor 2011, NOA – Një grindje për motive të dobëta, ka bërë që babai 53-vjeçar të godasë me thikë të birin, duke e plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në banesën e familjes Xhukellari në fshatin Vërdovë të Pogradecit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

I arrestuari, Guri Demir Xhukellari 53 vjeç, banues në fshatin Vërdovë-Pogradec mbrëmë në mjediset e banesës së tij plagosi me thikë të birin 28-vjeçar, Olger Xhukellari, duke i shkaktuar plagë në pjesën e shpatullës.

Policia bën me dije se i plagosuri, Olger Xhukellari ndodhet aktualisht në spitalin rajonal të Pogradecit jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i ati i tij është nën akuzë për plagosje të rëndë me dashje.

mit/NOA

KOMENTE