Romë, 14 nëntor 2011, NOA – Kryeministri i ri i Italisë, Mario Monti ka nisur zyrtarisht punën për krijimin e qeverisë së re që do të udhëheqë Italinë drejt daljes nga kriza e borxheve që detyroi dorëheqjen e Berluskonit. Ish-komisioneri europian, i cili u emërua mbrëmë zyrtarisht nga presidenti Napolitano, tha se dëshiron të ndërtojë një të ardhme dinjiteti dhe shprese për fëmijët e Italisë. Pritet që përbërja e qeverisë së re të mësohet brenda ditës së sotme, ndërkohë që, sipas mediave italiane Monti ka përpara një zgjedhje të vështirë.
a.q/NOA