Një 19-vjeçar nga fshati Dobresh i Tiranës është kapur me afro 1 kg e gjysmë drogë në afërsi të rrugës nacionale Bilisht-Kapshticë.
Gugash Ibrahim Salla u kap në vendin e quajtur “Lugina e Madhe” në afërsi të rrugës nacionale Bilisht-Kapshticë, informon agjencia e lajmeve NOA.al.
Gjatë kontrollit, brenda një çante sportive, të cilën Salla e mbante me vete, u gjet 1 kg e 408.2 gramë marijuanë.
Sipas policisë bima narkotike e sekuestruar kishte si destinacion qytetin e Kosturit në shtetin grek.
19-vjeçari Gugash Salla është nën akuzë për trafikim të lëndëve narkotike.
mit/NOA