English

KLD, largohet nga detyra kreu i Gjykatës së Apelit

Tiranë, 14 nëntor 2011, NOA/Albana Qehajaj – Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi sot largimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Metush Saraçin.

Në mbledhjen e sotme, anërtarët e KLD-së kanë emëruar si kryetar të komanduar për një periudhë 4 mujore, Alaudin Malajn.

Në vijim të kontrollit të cilësisë së punës në gjykata shqiptare, KLD vendosi gjithashtu edhe inspektimin urgjente të kandidatëve për kryetarë gjykatash, ndërsa përcaktohen edhe sisteme vlerësimi dhe kriteresh për emërimet e reja.

a.q/NOA

KOMENTE
  • libero12:09 - 14 Nëntor 2011
    komenti im per largimin e kryetarit te gjykates se apelit ndoshta do te jet jo i plote sepse dhe informacioni qe na u dha nuk eshte i qarte dhe pa motivacion.Ne gjykimin tim deri sa eshte nje vendim i keshillit te larte te drejtesise ndoshta ka te beje me punen e dobet te atij personi dhe po te jet keshtu le te kete informacion te metejshem.Po ashtu ndoshta duhet te pergjigjet per detyrime te tjera sipas kodit te punes.Te fillohet nga ndeshkimet e merituara per zyrtaret e larte ne Shqiperi qe deri me sot sa kane qen ne detyre kane bere cfare u ka dashur qejfi.