English

Konfindustria: METE, masa më të rrepta në liçencimin e koncesioneve për HEC-e

Tiranë, 13 nëntor 2011, NOA – Pas shfuqizimit nga Ministria e Ekonomisë e 12 kontratave konçesionare, Konfindustria i kërkon METE-s të marrë masa vëzhguese dhe ndëshkuese, por edhe masa ligjore dhe lehtësuese financiare për të ndihmuar operatorët të dalin nga gjendja e vështirë e sotme në ndërtimin e HEC-ve, informon agjencia e lajmeve NOA.al.

një komunikatë për mediat, mbrëmjen e të dielës, administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë vlerëson se “një masë e madhe e mbajtësve të koncesioneve të sotme nuk i kanë objektivisht mundësitë financiare për realizimin e HEC-eve.

“Shkak tjetër i rëndësishëm bllokues janë edhe projektet e gabuara nga një pjesë e madhe e operatorëve për mundësitë prodhuese të HEC-eve të kërkuara mbi bazën e të cilave janë paraqitur në proçeset tenderuese dhe janë lidhur kontratat konçesionare”, thekson administratori Gjergj Buxhuku.

Sipas tij në gjendjen ku ndodhen operatorët kanë ndikuar pasojat e krizës globale, që kanë përfshirë edhe vendin tonë.

Buxhuku thotë se efektet e krizës globale reflektohen në uljen e ndjeshme të kreditimit bankar dhe në uljen e mundësive vetjake financiare nga investitorët vendas dhe të huaj të përfshirë në proces.

Konfindustria apelon se mosveprimi i shtetit për të ndjekur përmbushjen e detyrimeve nga konçesionarët e HEC-eve pengon plotësisht edhe mundësinë e tregtimit të lejeve konçesionare me çmime apo kushte të arsyeshme tek operatorë të tjerë vendas e të huaj.

“Konfindustria vlerëson, se është krejt e papranueshme, që ne më shumë se 430 leje të dhëna deri më tash për ndërtimin e HEC-eve vetëm në më pak se 7% të tyre masa e punimeve është pak a shumë brenda kushteve dhe detyrimeve ligjore”, nënvizon Buxhuku, duke shtuar se vëzhgimi i procesit të liçencimit të burimeve ujore të vendit për ndërtim veprash energjitike duhet të ishte më profesional dhe më i ashpër nga institucioni përkatës.

mit/NOA

KOMENTE