English

Kuvendi Civil, partia më e re

Përfaqësuesit e Kuvendit Civil, i krijuar disa muaj më parë kanë zhvilluar sot mbledhjen e senatit duke deklaruar se janë partia më e re për Shqipërinë e së ardhmes.

Gjatë takimit me dyer të hapura, Kryetari i “Kuvendit Civil”, Dritan Broka tha se “Kuvendi Civil ” si forcë politike do të jetë barrierë për ligjet dhe vendimet anti-shqiptare që shkojnë ndesh me interesat e qytetarëve shqiptarë.

“Partia më e re do të jetë pranë çdo shqiptari, sepse këtë nisëm e ndërmarrim me dëshirë dhe vullnet të plotë duke qenë të ndërgjegjshëm për problemet e shumta, që ka sot ky vend, në këtë mënyrë e vetmja mundësi është krijimi i kësaj force politike e përbërë nga rinia dhe mentaliteti i ri, e cila mund ta çojë vendin përpara, sepse rinia është ajo që sjell ndryshime”, tha Broka.

Disa nga objektivat afatshkurtra të kësaj force politike janë qëndrimi pranë çdo shqiptari në nevojë, barriera ndaj importit të plehrave apo ligjeve anti-shqiptare, ndalimi i cënimit të kufijve detar dhe territorialë të vendit, ndikimi në mirëqeverisje etj.

Një tjetër objektiv i“Kuvendit Civil” është pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2013.

mit/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi00:08 - 14 Nëntor 2011
    KUSHTET PER NJE PATRTI TE RE. 1-S'ka parti te re ne Shqiperi pa deklaruar kush e krijon,pse,si mori fillimin kjo parti,dhe cilet jane kokat e saj drejtuse,me stafin perkates. 2-S'ka parti te re, ne Shqiperi pa deklaruar qe ne stafin e saj jane perfaqesuesit e te gjitha shtresave te shqiptareve brenda atdheut dhe jashte tij. 3-S'ka parti te re qe te kete sukses me shqiptaret e kudondodhur,pa deklaruar biogrefite e gjithe stafit te saj,pa mashtrime o llustro per fallcitete. 4-S'ka parti te re pa hartuar planin e saj te cilen desheron ta zbatoje,duke mare edhe mendimet e cilitdo shqiptar qe desheron ti jape ato mendime per platformen e kesaj partije,pavaresisht se desheron o jo te jete antar i saj. 5-S'ka parti te re pa miratuar kushtet e organizmit te saj,kerkesat e saj per zbatimet qe do beje dhe organizimet e saj,pa mare pjese per kete pike c'do shqiptar,pa pejashtuar askent dhe kudo te jete. 6-Keto 5 kerkesa nuk do te thote qe jane te gjitha qe kerkon nje parti e re, e vertete,e drejte per te gjithe shqiptaret jo vetem per disa dhe te tjeret te lepijne kockat.Keto kerkesa,sugjerime duhet ti drejtoje c'do shqiptar qe desheron nje parti te re. 7-Pa zbatuar keto kerkesa dhe te tjerat qe do dalin nga shqiptaret kjo parti do jete nje fllucke sapuni,qe do plotesoje deshirat e 6-7 miqve atje ne Tirane.
  • Enco Grimaldi22:11 - 13 Nëntor 2011
    Me duket e tepert,me duket sikur po formoni Partine e Rinise Komuniste shqiptare e cila me urdher te peshkut do beje popullin te haje me luge floriri.sashume parti .Sipas juve me thoni kush eshte me e mira.Sigurisht,sipas juve te gjithe jane te koruptuar,d.mth.politikanet tek ne ka treguar praktika sipas juve koruptohen,po pse shkjoni drejt koruptimit te sigurte.Me mire beni ndonje JOJQ qe jeni te mbrojtur nga korupsioni dhe po ashtu sic keni kontribuar,kontriboni.Perendi e madhe ruajna se mbetem pa popull,po hyjne te gjithe neper partira...