English

Masa efektive në Deçan për të mos u ndërprerë mësimi nga dimri i egër

Deçan, 14 Nëntor 2011 NOA – Tashmë kur jemi në prag të fillimit të stinës më të ftohtë të vitit pa dyshim se edhe në objektet shkollore nevojitet furnizim më lëndë djegëse në mënyrë që t’u sigurohen kushte më të mira për nxënësve dhe personelit mësimor.

Në 20 shkollat e mesme dhe të mesme të ulëta sa numëron komuna e Deçanit, tashmë kanë të siguruar lenden djegëse për ngrohje, tregon drejtori i DKA-së Qazim Maloku duke folur me agjencinë e lajmeve NOAKosova.al.

Maloku, bëri të ditur se më kohë janë bërë të gjitha përgatitjet në këto shkolla, sepse në komunë e Deçanit pjesa më e madhe e shkollave janë të pajisua më stufa të ngrohjes me dru, ndërsa dy shkollat e mesme në Deçan, me naftë për ngrohje qendrore.

Edhe drejtorët e këtyre shkollave shprehen të kënaqur lidhur më furnizimin më lëndë djegëse për ngrohje për ketë vit, duke bërë krahasimin më vitet paraprake ku janë paraqitur disa probleme për furnizim dhe kanë mbetur përkohësisht pa ngrohje.

Veç furnizimit më kohë më lëndë djegëse si DKA, po ashtu edhe drejtorët e shkollave kanë deklaruar se këtë vit presin të rregullt dhe procesi mësimor nuk do të pengohet për këtë arsye.

a.b/NOA

r

KOMENTE