Milano, 14 nëntor 2011 NOA/ R. Bulku - Vazhdon të bëhet gjithnjë e më konkrete marrëveshja e cila mund të sjellë në Milano gjatë merkatos së janarit 2012, sulmuesin e Catanias, Maxi Lopez.
Këtë herë ka qenë vetë lojtari që i ka bërë thirrje Milanit nëpërmjet faqeve të Corriere dello Sport, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
"Është një gëzim shumë i madh për mua. Jam rritur në Buenos Aires duke parë gjithmonë ndeshjet e Seria A dhe Milani ka qenë skuadra që admiroja më shumë në këtë kampionat. Në rast se interesi i Milanit është dhe Catania është e disponueshme atëherë jam i gatshëm për ta shfrytëzuar në mënyrën më të mirë këtë mundësi”, - kanë qenë këto fjalët e sulmuesit argjentinas për të përditshmen italiane.
Me pak fjalë, kjo marrëveshje me shumë mundësi do të ketë një përfundim të suksesshëm dhe tashmë vetëm koha prej rreth dy muajsh apo dicka më pak, i ndan të dyja palët për të konkluduar gjithçka.
r.b/NOA