English

Otranto, familjarët e viktimave në protestë

Vlorë, 14 nëntor 2011, NOA – Familjarët e 81viktimave të Otrantos bënë sot thirrje për drejtësi, 14 vjet pas tragjedisë në ngushticën e Otrantos. Ata nisën sot një protestë para konsullatës italianeVlorë, ku i bënë thirrje qeverise italiane të dëmshpërbleje çdo familje për 81 personat e mbytur ne kanalin e Otrantos. Protesta zhvillohet në kujtim të 14 nëntorit, ditës se sjelljes së viktimave nga Italia në Shqipëri. Së bashku me famijarët janë solidarizuar dhe banorë të Vlorës në mbështetje të tubimit për vendosjen e drejtësisë për personat që humbën jetën në tragjedinë e 28 marsit të vitit 1997.

a.q/NOA

KOMENTE