Tiranë, 14 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 14 nëntor 2011.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor të ditës: Biznesmeni Gashi në dosjen e bandës së Durrësit, dëshmia: mori 100 mijë euro për Lul Berishën, shkrim i cili flet për hetimin e vrasjes së 35 vjeçarit, Gentian Zguri (Gashi).
Ndër shkrime e tjera mund të gjeni: Rregullorja e kuvendit, PS tërheq nismën për ta ndryshuar.
E përditshmja “Shekulli” çelet me titullin: Aksident në Rinas, përplaset makina e eskortës së Berishës. Çonin Berishën në aeroport, në spital shoferi.
Disa tituj të tjerë janë; Prokuroria, Isa Çopa është vrarë më shkop bejsbolli; Durrës, vrasësi i Gashit erdhi nga jashtë.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor: Naço me Olldashin, rrëzojnë Pollon; Konflikti me fibrat optikë gjykohet nga LSI, shkrim i cili flet pët tënddërin e shumëpërfolur të internetit me fibra optikë.
Disa tituj të tjerë janë; Dimër i veshtirë për KESH, rrezikohet kriza, rritja e çmimit garanton stabilitet; Skandali te krimet e rënda, u vodhën vetëm para dhe jo dokumenta; Selena gomez, rruga drejt suksesit të një baby star.
“Gazeta Shqiptare” vë në fokus kryesor të saj artikullin; PS kongresi miting. Flet Spartak Poçi: PS pa program piolitik, po humb identitetin, mendimi ndryshe po mbytet.
Disa tituj të tjerë janë; Ribotim: Nexhmije hoxha, 70 vjetori i PKSh, komunistët: është koha për bashkim; Rama padi ndaj GSh: Më vodhët “Kurbanin”; Ngjarja në Durrës, vrasja e Gent Gashit me pagesë.
E përditshmja “Koha Jonë” ka si argument kryesor shkrimin: Berisha: Nuk do rriten taksat për bizneset, shkrim i cili flet për takimin e djeshëm të kryeministrit në Petrelë. Disa tituj të tjerë janë: Hapet sot sheshi “Skënderbej”; G-Bani: Ato që s’mi tregojnë meshkujt i mësoj nga femrat.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.q/NOA