English

Policia: Vetëvritet me çifte nga pakujdesia kreu i shoqatës së gjuetarëve

Shkodër, 14 nëntor 2011, NOA – Policia e Shkodrës flet sot për vetëvrasjen e djeshme me armë gjahu nga pakujdesia të 48-vjeçarit Shpend Kruja, lindur e banues në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në orët e drekës në fshatin Zagorë, të Komunës Shkrel në rrethin Malësi e Madhe, informon agjencia e lajmeve NOA.al.

Shpend Kruja ishte kryetar i shoqatës së gjuetarëve në Tiranë dhe kishte dalë për gjah në atë zonë, sëbashku me një grup gjuetarësh.

Në vendin e quajtur “Stol Zagor”, në Malësinë e Madhe, duke kaluar nga një anë e gardhit në tjetrin, është penguar, duke shkaktuar një qitje të pavullnetshme, me armën e tij të gjahut, e cila i ka shkaktuar vdekjen.

Policia e Shkodrës po kryen të tëra procedurat për këtë ngjarje aksidentale, duke sekuestruar edhe armën e gjahut, një çifte teke, si provë materiale.

mit/NOA

KOMENTE