Pamjet që shihni më poshtë vërtet zgjasin pak, por nga kaq shumë largësi, zor se keni shikuar më parë të bëhet një gol.
Supergoli vjen nga Spanja dhe mediat e atjeshme thonë se ai e meriton kandidimin për golin më të bukur të vitit.
Golin e paparë e ka shënuar Martins në ekipet e kategorisë B në ndeshjen Oviedo kundër Coruxos, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Kjo ndeshje është zhvilluar në Carlos Tartiere dhe goli është shënuar nga 60 metra distancë duke shtangur edhe mosbesuesin më skeptik.