English

Sheshi “Skënderbej”, që sot funksional

Tiranë, 14 nëntor 2011, NOA – Pas më shumë se një viti punime, Sheshi “Skënderbej”, do të jetë që prej ditës së sotme, tërësisht funksional për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve.

Sheshi, me një sipërfaqe prej ofro 40 mijë m², i cili ka marrë tashmë formën e një qendre funksionale, është pjesë e premtimeve që kryebashkiaku Basha bëri në fillim të mandatit të tij të parë, në krye të bashkisë së Tiranës.

Këshilli Bashkiak miratoi gjate mbledhjes së tij, me 29 vota pro dhe 21 kundër projektin për rehabilitimin e sheshit në qendër të Tiranës, i cili synon ta kthejë atë në një shesh për këmbësorët, por pa eliminuar lëvizjen e automjeteve që do të bëhen nëpërmjet rrugëve nëntokësore. Rehabilitimi ka të bëjë me ndërtimin e aksit të qarkullimit të makinave, për të shfryrë trafikun e rënduar në qendër të Tiranës.

Burime nga bashkia bëjnë të ditur se nga këto punime u përfitua një aks i qarkullimit të makinave përreth sheshit "Skënderbej", si zgjidhje emergjente për situatën e rënduar të trafikut në Tiranë. Ndërkohë, rishikimi i planit urbanistik do t’i japë zgjidhjen përfundimtare planifikimit afatgjatë të sistemimit të sheshit.

a.q/NOA

KOMENTE