SHBA, 14 nëntor 2011 NOA/R.Bulku - Joana Delacruz Huerta, një femër amerikane 29-vjeçare ka shitur vajzën e saj 7 javëshe tek një tjetër femër, Marilu Munoz. Gjithçka është kryer në këmbim të 2 mijë dollarëve të cilat do të paguhen me këste.
Që të dyja janë akuzuar nga autoritetet e shtetit të Teksasit për shitjen e marrjen në pronësi të të porsalindurës, që konsiderohet një krim nga i cili mund të rrezikojnë deri në dhjetë vite heqje lirie.
Policia lokale në Teksas, deklaroi se ka zbuluar se shitja është kryer në një llogari anonime dhënë online dhe dërgesa është kryer ditën e enjte në mëngjes, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Rreshteri Lynn Beard ka pohuar se disa pagesa ishin kryer lidhur me këtë shitje të paligjshme.
Për momentin autoritetet ende nuk e dinë se kush është babai biologjik i fëmijës apo dhe se si dy femrat hynë në kontakt me njëra-tjetrën.
Aktualisht fëmija ndodhet në një jetimore, deri sa të vendoset nga seanca gjyqësore për të dhënë kujdestarinë përfundimtare të saj.
“E kemi dërguar në një strukturë ku personeli po kujdeset për të dhe gjithçka ajo ka nevojë”, - ka pohuar Marleigh Meisner, zëdhënësja e agjencisë për mbrojtjen e të miturve, “Child protective servise”. r.b/NOA