English

Video – përgjimi, ekspertët i përgjigjen prokurorisë

Tiranë, 14 nëntor 2011, NOA – Tre ekspertët e video përgjimit Meta – Prifti, pritet t’i japin sot përgjigje 27 pyetjeve të prokurorisë si edhe 7 pyetjeve të avokatëve të Ilir Metës. Dhënia e përgjigjeve pritet t’i japë fund ekspertizës së video-përgjimit dhe më pas do të vijojë me dëshmitë ku kryesorja do të jetë ajo e ish-ministrit të ekonomisë Dritan Prifti. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë rrëzoi 10 pyetjet e prokurorisë një seancë më parë, pasi sipas tij ishin sugjestionuese. Në këtë seancë organi akuzës u ka drejtuar tre ekspertëve shqiptarë që rrëzuan ekspertizën amerikane për video-përgjimin Meta Prifti 37 pyetje teknike, se si e kishin realizuar ata ekspertizën. Ilir Meta akuzohet për korrupsion në kohën kur ai kryente detyrën e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të jashtëm, akuzë e ngritur në bazë të një video të regjistruar nga ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti.

a.q/NOA

KOMENTE
  • ari11:06 - 14 Nëntor 2011
    nuk arrijne te kuptojne akoma qe populli nuk eshte bageti!na dalin ekspertet tane dhe hedhin poshte ekspertizen amerikane kete e kupton dhe nje 10 vjecar.te pakten pak me me kripe ate korrupsionin jo kaq hapur.kjo tregon edhe nje here se korrupsioni ne shqiperi ka arritur instancat e tij me te larta. MJERE KY POPULL!!!!!!
  • Arber Binaj10:00 - 14 Nëntor 2011
    te pakten te japin nje vendim te sakte!pa genjeshtra dhe pa korrupsion!