Tiranë, 15 nëntor 2011, NOA - Ndërsa sistemi ekonomik botëror ballafaqohet me sfidën e tij më të madhe pas Depresionit të Madh, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) zhvillon një analizë plotësisht të re që tregon se si mbështetja për demokracinë dhe ekonominë e tregut u lëkund dramatikisht si rezultat i krizës ekonomike.
Raporti i BERZH-it “Kriza dhe Tranzicioni: Keëndvështrimi i Njerëzve”, shqyrton arsyet e një rënie të madhe të angazhimit ndaj parimeve të demokracisë dhe tregjeve në shtetet e reja anëtare të Bashkimit Europian dhe një përmirësim të befasishëm në disa të tjera.
Sipas studimit të fundit, Shqipëria, Turqia, Mali i Zi, Mongolia, Uzbekistani, dhe Taxhikistani qëndruan ndër vendet me nivelin më të lartë të mbështetjes së demokracisë në rajon.
Në studimin e ri, atyre iu bashkua edhe Gjeorgjia, Kazakistani, Bjellorusia si edhe Armenia, shteti që kaloi ndryshimin më të madh në nivelet e mbështetjes së demokracisë në katër vitet e fundit, duke treguar një rritje prej 28 pikësh dhe që e ndryshoi nga vendi i 26 ne rajon në vendin e dytë menjëhere pas Taxhikistanit, liderit rajonal në 2010.
Ndërmjet shteteve me tranzicion më të avancuar, mbështetja për demokracine u ul në mënyrë të theksuar në Sllovaki, Slloveni dhe Hungari, ku mbështetja sllovake u ul me më shumë se 20 përqind të pikëve.
a.q/NOA