English

Gjendet i vdekur nën traktor, kalimtari kërkon ndihmën policore

Gjilan, 14 Nëntor 2011 NOA – Një burrë 43 vjeçar ka gjetur vdekje të dhimbshme pasi e ka zënë një traktor në fshatin Ulgarë pranë Gjilanit, raporton korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.al.

Policia lokale tha sot se ka pranuar një informatë nga një banor i fshatit Uglarё për aksidentin me fatalitet dhe tha se ai ka ndodhur nё rrugën e vjetër për nё fshatin Pasjan ku ёshtё rrokullisur një traktor dhe ka nxёnё nёn të një banor të zonës.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit Xh.(H).R 43 vjeçar nga fshati Uglarё i Gjilanit si pasojë e lëndimeve të marra.

Sipas prokurorit të qarkut ёshtё konstatuar se vdekja ka qenë aksidentale. Ndaj me vendim të prokurorit trupi i pajetë iu dorëzua familjarëve për zhvillimin e ceremonisë mortore.

a.b/NOA

KOMENTE
  • Jeton Ismajli21:07 - 14 Nëntor 2011
    ngushllime
  • ylli20:46 - 14 Nëntor 2011
    ngushellimet e mia te perzemerta .familjareve te viktimes ,pper humbjen e njeriut te tyre te shternjte