English

Haxhinasto: Italia dhe Franca mbështetje drejt BE

Tiranë, 14 nëntor 2011, NOA- Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto priti në takime të veçanta ambasadoren e re të Francës, Christine Moro dhe ambasadorin italian në largim, Saba D'Elia

Gjatë takimit me ambasadoren franceze ministri Haxhinasto shprehu kënaqësinë për nivelin e mirë të marrëdhënieve shqiptaro-franceze dhe rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve si në planin dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh, në kuadër të rritjes së rolit të Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare. Ai vlerësoi mbështetjen e Francës në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe në liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Ministri vlerësoi rolin konstruktiv të Francës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht, për Kosovën, si dhe në zhvillimet e fundit të rëndësishme ndërkombëtare.

Nga ana e saj ambasadorja franceze siguroi për përkushtimin e saj në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve. Ajo konfirmoi interesin e palës franceze për të investuar në Shqipëri, në sektorë të rëndësishëm si: transporti, uji dhe energjia. Ambasadorja siguroi për vijimësinë e mbështetjes së qeverisë franceze për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndërsa gjatë takimit me ambasadorin D’Elia, Haxhinasto vlerësoi rolin dhe kontributin e ambasadorit në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, duke nënvizuar se Shqipëria dhe Italia kanë në themelin e tyre jo vetëm marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy qeverive, por veçanërisht miqësinë midis dy popujve.

Ambasadori D’Elia vuri në dukje se në katër vitet e shërbimit të tij në Shqipëri, vendi ka bërë përparime të mëdha, është bërë anëtar i NATO-s, ka arritur liberalizimin e vizave me BE-në dhe po afrohet çdo ditë me BE-në. a.y/NOA

KOMENTE