Tiranë, 15 nëntor 2011, NOA – Përfaqësues nga 43 vende janë mbledhur në Tiranë në Asamblenë e Përgjithshme të 57-të të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Arben Imami, duke bërë një retrospektivë të shkurtër të angazhimit të Forcave të Armatosura në misionet paqeruajtëse, ministri Imami vuri theksin mbi rolin dhe rëndësinë që kanë luajtur ato që nga viti 2003 e deri më sot.
“Gjatë vitit të ardhshëm ne do të kemi një ekip mjekësor si kontribut thjesht ushtarak i cili synon për të realizuar stabilitetin duke krijuar kapacitetet policore dhe ato ushtarake. Afganistani shquhet për trafikimin e narkotikëve, për përdorimin e armëve dhe kjo krijon mundësitë për përpjekje të vërteta në terren”, tha Imami.
Në vijim të traditës së saj shumëvjeçare, Shoqata e Traktatit të Atlantikut (ATA) ka organizuar gjatë tre ditëve të punimeve të saj në Tiranë edhe konferencën me temë kryesore: “Tackling Neë Security Challenges ëith Partners”, e cila është përqendruar kryesisht në çështjet themelore të NATO-s dhe të sigurisë rajonale e ndërkombëtare.
a.q/NOA