Prishtinë, 14 nëntor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim ambasadoren e Portugalisë në Sofje, Vera Maria Fernandez, ambasadore jorezidente për Kosovën.
Gjatë takimit ambasadorja e Portugalisë, Maria Fernandez i dorëzoi Presidentes së Kosovës letrat kredenciale.
Me këtë rast ambasadorja tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira dhe tha se është e nevojshme që të ato të forcojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
Nga ana e saj Presidentja Jahjaga tha se Portugalia ka dhënë një ndihmë të çmuar për vendin dhe theksoi nevojën e thellimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat e në veçanti në atë ekonomike.
a.y/NOA